Direkt, i lëvizshëm, online | Mobile | DW | 25.05.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Mobile

Direkt, i lëvizshëm, online

Në aparatin tuaj mobil, pra në celular mund të merrni brenda një minute informacione të drejtpërdrejta. Mos humbisni rastin për të qenë më i informuari në çdo kohë dhe në çdo vend.

Në DW- WORLD mund të hyni lehtë sa herë të dëshironi, nëse keni një telefon celular, të pajisur me mundësinë për të marrë përmbajtje multimediale ose me paketën kompjuterike me lidhje interneti.

Fillimisht, ju duhet që të krijoni në pajisjen tuaj mobile lidhjen për transferimin e të dhënave (për shembull një lidhje GPRS). Pastaj në browser -in e pajisjes suaj mobile zbrazet URL-ja e mëposhtme:

http://mobile.dw-world.de/albanian.

Shkarkoni faqen që shfaqet në dritaren e browser-it tuaj. Sapo të përfundoni këtë veprim mund të përdorni kursorin për të lundruar në faqen tuaj. Klikoni në të gjitha tekstet dhe lidhjet që kanë ngjyrë blu.

Këshillë: Për të kursyer kohë kur doni të hyni në adresën e Web-it për të lexuar përmbajtjet në DW-WORLD.DE, ruani URL http://mobile.dw-world.de/albanian duke e kthyer këtë në faqe të përhershme.


Shënime për përdorimin:

  • Kur hyni online në përmbajtjen e DW-WORLD.DE nëpërmjet një lidhjeje për transferimin e të dhënave (për shembull GPRS), ata që ju ofrojnë shërbimin do t'ju kërkojnë pagesë për lidhjen
  • Me përjashtim të pagesës për ofruesin e shërbimit-provider (e cila ndryshon në varësi nga personi dhe nga ofruesi i provider-it) shërbimi mobil DW-WORLD.DE është falas. Për kanalet nuk ka pagesa shtesë.
  • Paraqitja dhe prezantimi i faqeve të DW-WORLD.DE ndryshon në varësi të pajisjes tuaj mobile dhe karakteristikave të saj.
  • Në varësi të karakteristikave të pajisjes suaj mobile fotografitë janë të dukshme sipas përmbajtjes së zgjedhur online.
  • Pajisjet e vjetra mobile (ato të para vitit 2003) mund të kenë vështirësi të paraqitjes së gjithë përmbajtjes online të DW-WORLD.DE
  • Meqenëse pajisjet mobile janë të ndryshme është mirë që të konsultoheni ose të lexoni manualin e përdorimit për të përshtatur pajisjen tuaj në mënyrë që të përdorni sa më mirë DW-WORLD.DE
  • Megjithë përpjekjet tona ka mundësi që shërbimi DW-WORLD.DE të mos prezantohet saktë nga disa modele telefonash celularë. Në qoftëse ndodh kështu ju lutemi të na falni.

Për pyetje, komente dhe sugjerime na dërgoni mail në shqip@dw-world.de.

WWW Linke