1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Degët e studimeve

4 Prill 2011

Degët e studimeve në Gjermani janë të shumëllojshme. Shkollat e larta ofrojnë 13 mijë degë studimesh që fillojnë që me pedagogjikën e përfundojnë tek zoologjia.

https://p.dw.com/p/10n24
Fotografi: Fotolia/m.schuckart

Një ndihmë në orientim ofron konferenca e rektorëve të universiteteve, një bashkim vullnetar i universiteteteve dhe shkollave të larta gjermane, të njohura nga shteti, me instrumentin „kompasi i universiteteve“. Bankat e të dhënave të administruara në mënyrë të pavarur nga shkollat e larta në kompasin e shkollave të larta, mundësojnë kërkimin për të ashtuquajturat studime bazë dhe ato të avancuara.

Oferta për degë bazë studimesh

Degët bazë të studimeve kanë si kusht pranimi një të drejtë për hyrje në shkollë të lartë (p.sh. maturë, dëshmi për shkollë profesionale, apo provim pranimi …). Për disa degë studimesh është e nevojshme një praktikë paraprake apo një provim pranimi në art. Degët e studimeve përfundojnë me dëshmitë e para akademike kualifikuese për tregun e punës: bachelor, diplomë, magjister apo provim shteti.

Hörsaal Flash-Galerie
Sallë leksioneshFotografi: AP

Oferta studimesh të avancuara

Këto degë studimesh mbështeten në një studim bazë. Kusht pranimi për drejtimet plotësuese, të avancuara si dhe për programet master është si rregull një kualifikim akademik apo profesional përkatës. Kjo do të thotë për shembull një bachelor si përfundim studimesh apo titulli „mjeshtër“ në kualifikimin profesional. Ofertat u drejtohen të gjithë të interesuarve për studime, të cilët duan të përmirësojnë kualifikim e arritur më parë.


Autore: C. Unseld / E.Xhani
Redaktoi: Aida Cama