1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bursa nga DAAD-ja në programin Bachelor plus

Gerhard Brack/ Vilma Filaj-Ballvora1 Gusht 2013

Kush do të marrë një bursë nga programi i DAAD-së Bachelor plus, duhet të ketë njohuri të mira gjuhësh të huaja, dhe sidomos nota të mira.

https://p.dw.com/p/19HqV
Fotografi: Church of emacs

Kush studion arkitekturë në nivelin bachelor në Universitetin Teknik të Mynihut duhet të shkojë detyrimisht një vit për studime në një universitet të huaj. Studentët mund të zgjedhin një nga shtatë universitetet partnere në katër kontinente.

Bursat e DAAD-së

Maximiliane Hurnaus qe një vit në Universitetin Kombëtar të Singaporit: "Unë vendosa të studioj arkitekturë në Universitetin Teknik të Mynihut për shkak se të jepet mundësia që të studiosh një vit jashtë vendit. Po të duhet që një gjë të tillë ta organizosh vetë kjo nuk është aq e lehtë." - thotë ajo. Për të ajo qe një përvojë e madhe për t'u njohur me një kulturë krejtësisht të ndryshme.

Mbështetja financiare nga DAAD-ja me një bursë nga programi Bachelor plus i ka mundësuar asaj që të bënte disa udhëtime në Azinë Juglindore. Ajo ka njohur pra jo vetëm kulturën urbane të ndërtimit me rrokaqiejt modernë të Singaporit, por edhe ndërtimet tradicionale aziatike në Kamboxhia dhe Vietnam.

Nota të mira, njohuri gjuhësh të huaja dhe personalitet

Kush do të marrë një bursë nga programi i DAAD-së Bachelor plus, duhet të ketë njohuri të mira gjuhësh të huaja, dhe sidomos nota të mira." - shpjegon Yolande Hogendoorn, e ngarkuara me marrëdhëniet ndërkombëtare e Departamentit të Arkitekturës. Ajo ka studiuar vetë në Singapor dhe e di që "rëndësi të parë kanë sidomos aftësitë personale të studentëve. Ata duhet t'ia dalin mbanë një vit pa prindërit në një mjedis të huaj, dhe edhe të bëjë diçka për studimet e tyre.

TU München Technische Universität München Bayern Yolande Hogendoorn Auslandsbeauftragte der Fakultät für Architektur
Yolande HogendoornFotografi: Gerhard Brack

Rreth 180 studentë të arkitekturës nga Mynihu studiojnë në këtë moment jashtë vendit, por vetëm dymbëdhjetë prej tyre kanë një bursë Bachelor plus. Një pjesë e bursave është për të financuar kurset e gjuhëve të huaja, por pjesa më e madhe e parave u paguan direkt studentëve. 27-vjeçari Dominik Buhr ka kaluar një vitin në Universitetin e Queensland në Brisbane dhe ka përfituar shumë nga bursa. Kostot e jetesës në Australi janë shumë të larta, thotë ai, duke theksuar se kultura tjetër e ka bërë më të pjekur: "Ti i sheh gjërat me sy tjetër dhe nuk ke vetëm vizionin gjerman si tunel." Dhe teknikisht Dominik Buhr ka mësuar qasje krejtësisht të reja që të hartojë arkitektonikë, sepse toka dhe klima në Australi kërkojnë ndërtime të ndryshme nga ato që përdoren në Gjermani.

Horizonte të reja

Bursisti 24-vjeçar Tim Knebel tregon se gjatë qëndrimit të tij në Technion në Haifa të Izraelit ka mësuar shumë sidomos nga ana njerëzore. Diversiteti i kulturave e ka impresionuar thellësisht atë. Maximiliane Hurnaus e konfirmon këtë: "Në Singapor jetojnë së bashku hindu apo muslimanë, të krishterë apo budistë dhe qytetarët e tjerë dhe askush nuk ka nevojë të ndryshojë, të gjithë jetojnë kulturën e tyre, por kjo nuk shqetëson askënd, ata përshtaten."

TU München Technische Universität München Bayern Drei Stipendiaten des DAAD Bachelor plus Programms
Bursistët e programit të DAAD-së Bachelor plus Dominik Buhr (27), Tim Knebel (24 ) dhe Maximiliane Knaus (23)Fotografi: Gerhard Brack

Ky është pikërisht qëllimi i bursave. Qëndrimi jashtë vendit të zgjeron horizontin dhe gjithashtu të hap pamjen për mënyra të tjera për të punuar. Universiteti i Mynihut ka shumë sukses me këtë parim gjykon Frank Petzold, profesor i informatikës arkitektonike. Studentët duhet të fitojnë përvojë veçanërisht në rajonet në zhvillim në Amerikën e Jugut, Indi dhe Azi, sepse edhe zyrat gjermane të projektimeve marrin pjesë edhe në projekte ndërkombëtare.