1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania merr 'shpulla' nga Brukseli

Barbara Wesel/Amarildo Topi21 Tetor 2014

Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe njëherë kryeministrin britanik për ‘negativitetin’ në politikën europiane.

https://p.dw.com/p/1DYuY
Chatham House Rede EU Präsident Barroso
Fotografi: picture-alliance/Photoshot

Qeveria britanike nuk merr parasysh kritikat e Presidentit të Komisionit të BE José Manuel Barroso, i cili është në fund të mandatit të tij. Në emisionin politik të së dielës në BBC ai paralajmëroi se: Do të ishte një gabim historik, nëse Britania e Madhe do të largohej nga BE. Nga ana tjetër për Downing Street kjo do të thotë se një status quo në marrëdhëniet me Bashkimin Europian nuk është i pranueshëm dhe duhet të ketë ndryshime.

Të dyja palët nuk kanë të njëjtin mendim. Por Barroso pak para përfundimit të mandatit të tij bën të qartë politikën europiane të shefit të qeverisë britanike. David Cameron me fushatën negative për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, madje më shumë se euroskeptikët në partinë e tij dhe mbështetësit e Partisë UK Independence (Pavarësia e Mbretërisë së Bashkuar) UKIP, ka mundësuar që në Britani të shtohen akoma më shumë ndjenjat anti-Europë. Por kjo do të kishte pasoja katastrofale më së shumti për ekonominë britanike. Dhe Presidenti i Komisionit kujton edhe njëherë lidhjen me referendumin e pavarësisë së Skocisë: "Nuk mund të fitosh asnjëherë një debat nga pozicioni mbrojtës, duhet të argumentohet pozitivisht dhe të shpjegohet, përse është mirë për Britaninë e Madhe të qendrojë në BE."

Kryeminstri britanik David Cameron
Kryeminstri britanik David CameronFotografi: picture-alliance/Zuma Press/Stephen Lock

Unitet në të mosqenit të bashkuar

Pas kësaj deklarate lëshuar në drejtim të Cameron bëhet fjalë mbi të gjitha për debatin e fundit mes Brukselit dhe Londrës: Kryeministri ka njoftuar se ai do të kufizojë numrin e emigrantëve nga vendet e BE. Në parim sipas rregullave europiane një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse liria e lëvizjes është një nga të drejtat themelore në Europë. Por Cameron është nën presion nga partia euroskeptike UK Independence që fitoi disa vende në Parlamentin Europian: Populistët e djathtë kishin në qendër të fushatës së tyre emigrimin nga Europa Lindore dhe ndikojnë edhe tek kryeministri për këtë. Partia e tij ka frikë nga UKIP, që nga koha kur kjo parti fitoi vendet e para në parlament. Dhe tani Konservatorët kanë frikë se në nëntor Westminster mund të drejtohet nga kandidati i ardhshëm i populistëve të djathtë.

Nigel Farage kreu i partisë UKIP
Nigel Farage kreu i partisë UKIPFotografi: picture-alliance/dpa/W. Oliver

David Cameron nga ana tjetër deklaron se do të zvogëlojë numrin e emigrantëve duke kufizuar dhënien e numrit të sigurimeve sociale. Raportohet se ai do të bllokojë mundësinë e tyre për në tregun e punës. Ai kishte folur edhe më parë për një frenim të emigrimit dhe se donte të bënte një marrveshje me Brukselin. Marrveshja nuk u pranua: Mund të ketë marrveshje për kufizim për përfitimin e ndihmës sociale, por vendosja e kufizimeve ndaj emigrantëve nga vendet e BE, do të ishte një shkelje e kontratës së BE.

Efektet e propagandës

Me kritikat e tij Barroso i bën Londrës një apel të fundit: Brukseli ka lëshuar gjithmonë pe ndaj dëshirave të britanikëve, ka kursyer milirada në buxhetin e BE dhe ka ndërmarrë reforma. Por duket se të gjitha këto kanë shkuar në veshin e shurdhët britanik: Partia Konservatore do të fitojë terren politik ndaj të djathtëve, duke u treguar njësoj euroskeptike. Sipas një sondazhi të fundit pothuajse gjysma e britanikëve janë pro daljes së vendit nga BE. Ndërsa një vit më parë shumica ishte pro qendrimit në BE, çka tregon se propaganda e UKIP dhe e konservatorëve po jep efektet e saj.