1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060711 Botulismus Tierseuche

7 Korrik 2011

Që prej shumë vitesh, në kopetë e gjedhit në Gjermani është përhapur një epidemi kafshësh,e cila u ka kushtuar më shumë se 1000 kafshëve jetën: botulizmi.

https://p.dw.com/p/11qXn
Test për botulizmin në laborator
Test për botulizmin në laboratorFotografi: DW

Botulizmi shkaktohet një nga bakter: Clostridium Botulinum. Në natyrë ky baktor ndihmon në dekompozimin e kufomave të kafshëve. Si bakter që bart sëmundje ai shfaqet shpesh në rastet e helmimit nga ushqimet. Ai prodhon një helm paralizues, toksikun botulizëm. Ai njihet edhe fusha e kozmetikës: nën emrin Botox, thuhet se ai ndihmon për të sheshuar rrudhat e fytyrës.

Që prej pesëmbëdhjetë vjetësh, gjithnjë e më shumë kope gjedhi në Gjermani vuajnë nga një formë kronike e botulizmit. Kafshët tregojnë shenja paralize dhe dobësimi. Shumë prej tyre vdesin nga helmimi.

Helge Böhnel, mjek veteriner nga Gëtingeni, e ka studiuar përhapjen e sëmundjes. Në fillim të shekullit të 20-të, botulizmi shfaqej shumë dendur, por që prej viteve '60 ai thuajse nuk është shfaqur fare në Gjermani.

"Ne vijmë nga higjiena e kafshëve të tropeve dhe clostridiet kanë një rëndësi shumë të madhe si grup sëmundjeje në trope. Prandaj, në Gjermani ne kemi qenë të vetmit që kemi punuar me këtë tip sëmundjeje. Më shumë rastësisht, në vitin 1995 ne u ndeshëm me kafshë që kishin ngordhur pa e ditur nga se."

Pajisjet e biogazit shtojnë bakteret

Që atëherë, Böhneli ka gjetur gjithnjë e më shumë oborre fshatarësh me kafshë të sëmura, të cilat bartnin patogjenin. Ai njeh deri tani rreth 2000 ekonomi fshatare të prekura. Edhe fshatarë të veçantë, të cilët patën qendruar shpesh pranë kafshëve u sëmurën. Madje ka shenja se botulizmi po shtohet edhe te lloje të tjera kafshësh, si te macet dhe qentë.

"Ne e dimë se sëmundja ekziston, po nuk e kemi idenë se pse në 15 vitet e fundit ka ndodhur ky shtim eksploziv i saj. Çdo teori, çdo hipotezë, të cilën mund ta besosh qoftë edhe përgjysmë si të saktë, duhet ta ndjekim, për të konstatuar se pse shfaqet papritur kjo sëmundje."

Mjeku veteriner Helge Böhnel e ka një dyshim: bumi i pajisjeve të gazit biologjik, organik në Gjermani ka gjasa që ta ketë përshpejtuar përhapjen e patogjenit.

Dr. Helge Böhnel, veteriner
Dr. Helge Böhnel, veterinerFotografi: DW

"Biogazi, gazi biologjik krijohet në një shoqëri bakteresh anaerobe, pra ku nuk futet ajri. Clostridiet tona janë gjithashtu anaerobe dhe preferojnë të shumohen në një ambjent ku ka pak oksigjen."

Megjithatë, Böhneli thekson se kushtet në pajisjet e ndryshme të biogazit mund të jenë shumë të ndryshme. Kështu ka pajisje, në të cilat infektimi me clostridie është më i pakët, për shkak të procesit të dekompozimit. Por rrethanat e sakta deri tani nuk janë studiuar si duhet:

"Kemi të bëjmë me mijëra baktere të ndryshme. Njihen më të paktat që luajnë një rol të madh. Kjo është një punë artizanale. Mua më pëlqen ta krahasoj këtë me kasapin. Njëri ka aftësi të prodhojë sallam të mirë, një tjetër jo. Këtu kemi të bëjmë edhe me procese mikrobiologjike."

I vështirë frenimi

Edhe mikrobiologia e Lajpcigut, Monika Krüger i ndjek gjurmët e baktereve, të cilat me sa duket është e vështirë t'i frenosh. Madje edhe nxehja e përmbajtjes së një pajisjeje biogazi nuk pengon dot që clostridiet të mbërrijnë më vonë në sipërfaqe të painfektuara:

"Higjienizim do të thotë arritje e një temperature prej 70 gradësh Celsius, për më shumë se një orë. Kjo temperaturë clostridieve nuk u bën asnjë përshtypje. Prej saj ata nuk vriten."

Sepse bakteret zhvillohen në forma rezistente. Nëse ato i shpërndajnë jashtë në fusha, më vonë ato mund të zhvillohen sërish.

Autor: Fabian Schmidt/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj