1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boshti ushtarak Gjermani-Francë-Poloni

31 Mars 2015

Gjermania, Franca dhe Polonia do të ndërtojnë një strategji të përbashkët të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në BE. Ato kërkojnë një prioritet më të lartë, mendojnë ministrat e Mbrojtjes.

https://p.dw.com/p/1Ezud
Von der Leyen me koleget franceze dhe polake
Fotografi: picture alliance/dpa/Soeren Stache

Duke u nisur nga kriza aktuale në fqinjësi të Bashkimit Evropian, ministrat e Mbrojtejs nga Gjermania, Franca dhe Polonia kanë kërkuar një vlerësim më të lartë të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. E domosdoshme është "që mbrojtja të ketë një prioritet në agjendën e BE-së", konstatuan Ursula von der Leyen, Jean-Yves Le Drian dhe Tomasz Siemoniak, në takimin e tyre në të ashtuquajturin "Trekëndëshi i Vajmarit", të mbajtur në Potsdam. BE-ja kërkon një strategji të re të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kërkesa e tyre është formuluar në një letër që ministrat i kanë dërguar përfaqësueses së BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Letra duhet të nënshkruhet edhe nga ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, të enjten në Breslau të Polonisë.

Përmirësimi i efektivitetit

Një prej qëllimeve është "zhvillimi i përbashkët i aftësive ushtarake" si dhe "bashkëveprimi në të ardhmen e industrisë evropiane të armatimeve", kumtuan ministrat, pas ardhjes në selinë e komandës së njësive të Bundeswehrit për ndërhyrje, në Schwielowsee. Ministrat mendojnë se BE do të duhej në veöanti të koncentrohet tek "porogramet elementare për ngritjen e afëtësive" si: satelitët, dronat, mbushja e avionëve në ajër dhe sektori i internetit. Më tej, aftësia e ndërhyrjes së trupave të BE do të duhej të koncentrohej në të ashtuquajturin Battlegroups dhe duhet të forcohet aftësia e trajnimeve të BE në misionet jashtë. Njësia Battlegroups e BE me të paktën 1500 ushtarë ekziston prej vitit 2007. Por për shkak të dallimeve në interesat e jashtme politike të vendeve anëtare, këto trupa nuk janë dëruguar deri tani në asnjë mision.

Boshti evropian i NATO-s duhet të forcohet

"Duhet të jemi edhe më të shpejtë, duhet të jemi edhe më të mirë", deklaroi von der Leyen në këtë takim. E domosdoshme është ngritja sistematike e aftësive dhe mundësive. Njëkohësisht "nuk duam të jemi në kundërthënie me NATO-n". Për më shumë, "ne duam të kemi një bosht të fuqishëm evropian brenda NATO-s", pohon ajo.

Le Drian foli për "një vizion të përbashkët evropian të mbrojtjes". Për këtë të domosdoshme janë programet e studimeve në sektorin e mbrojtjes dhe mbështetja financiare. Ndërsa Siemoniak theksoi: "Neve na duhet si kurrë më parë një politikë e përbashkët e mbrojtjes". Ministri përmendi në këtë kontekst konktliktet në Ukrainë dhe në hapsirën arabe.

Armatimet e reja

Më parë është bërë e ditur se Gjermania me rreth 210 milionë euro do të marrë pjesë në sistemin francez të satelitëve për zbulime. Sistemi Composante Spatiale Optique (CSO) duhet të pasojë satelitët e deritanishëm Helios. Sipas këtyre burimeve, Gjermania dhe Franca planifikojnë së bashku me Italinë të "zhvillojnë edhe një dimension të ri të dronave evropiane". Bëhet fjalë për dronat zbuluese "Male", e cila vlerësohet se do të kushtojë rreth një miliardë euro. Nocioni "Trekëndëshi i Vajmarit" ekziston që nga viti 1991, kur për herë të parë në këtë përbërje në Vajmar janë takuar ministrat e jashtëm Hans-Dietrich Genscher dhe konologët e tij francez dhe polak, Roland Dumas dhe Krzyztof Skubiszewski.