1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boshatisja e qendrave të qyteteve gjermane

Monika Griebeler/ Auron Dodi30 Qershor 2014

Të shkreta dhe bosh i sheh disa zona këmbësorësh në Gjermani. Por tani mund të vijë shpëtimi: Ikea ka hapur një filiale në qendrën e Hamburgut, edhe Aldi po u afrohet qendrave. A po kthehet tregtia sërish në qytete?

https://p.dw.com/p/1CSOE
Fotografi: picture-alliance/dpa

Interneti e ka sërish fajin për të gjitha. Natyrisht. Në fund të fundit gjermanëve u pëlqen kaq shumë të blejnë atje, sa posta dhe doganat rënkojnë nga mbingarkesa prej gjithë paketave, ndërsa tregtarëve në qendër të qytetit u duhet të mbyllin dyqanet. Ankesa që nga pikëpamja statistikore gjejnë kudo mbështetje.

Një në tri klientë që tani udhëton me rrallë në qendër të qytetit dhe në vend të kësaj blen më shpesh në internet, thotë një studim i Institutit të Këlnit për Hulumtimin e Tregtisë. Më shumë se gjysma e tregtarëve me pakicë ankohet për uljen e numrit të klientëve në dyqane, bën të ditur Shoqata e Tregtisë me Pakicë. Vetëm tregtia në internet informon për shifra rekord: në vitin 2013, tregtia në internet kapi shumën 39,1 miliardë euro, një rritje e qarkullimit me 40 përqind në krahasim me një vit më parë, bën të ditur shoqata e degës E-Commerce dhe Tregtia e Shpërndarjes.

Deutschland Wirtschaft Symbolbild Online Einkaufen im Internet
Blihet më tepër onlineFotografi: imago

"Ne besojmë se deri në vitin 2020, rreth 15 përqind, nëse jo 20 përqind e qarkullimit të tregtisë me pakicë do të përfundojë në internet", thotë Gerrit Heinemann, ekspert i tregtisë në shkollën e lartë Niederrhein. A do të thotë kjo se konsumatorët e gatshëm për të blerë, të cilët kalojnë nga dyqani i librave tek dyqani i këpucëve, me buzëqeshje në fytyrë dhe me akullore në dorë, atëherë do të jenë pjesë e pamjes së të kaluarës? Apo jo?

Aldi pranë Prada-s, Ikea pranë studios së fotografive

Deri tani dyqanin e madh të shitjes së mobiljeve Ikea me gërmat e verdha e shihje para së gjithash në livadhe të gjelbërt, zakonisht pranë autostradave. Këtë të hënë (30.06.2014), do të hapet në një qendër qyteti dyqani i parë i Ikeas: në zemër të Altonas, ish-lagjes së punëtorëve të Hamburgut.

"Ne i drejtohemi publikut të qendrës së qytetit, familjeve të reja, beqareve dhe beqarëve, që jetojnë në mes të qytetit dhe që me ndërgjegje kanë vendosur të mos udhëtojnë me veturë", shpjegon zëdhënwsja e Ikeas, Simone Settergren në bisedë me DW. Ky është një grup klientësh që ka udhëtuar rrallë tek blloqet e Ikeas në periferi të qytetit. Prandaj edhe "Citystore" në Hamburg është një projekt testues. 80 milionë euro ka kushtuar ai, shpenzimet e ndërtimit për filiale të ngjashme kapin zakonisht shumën 50 milionë euro.

Edhe dyqani i ushqimeve, Aldi synon të hapë më shumë filiale në qendër të qyteteve. Të hënnën, në të njëjtën ditë me Ikean në Hamburg - Aldi do të hapë një dyqan në bulevardin luksoz Königsallee, në Dyseldorf. Në fakt, bulevardi Königalle, apo shkurt "Kö" është i njohur si bulevard luksoz për të pasurit - ndërsa Aldi njihet si epiqendër e blerjeve të fundjavës nga familjet me shumë anëtarë.

IKEA në Hamburg-Altona
IKEA në Hamburg-AltonaFotografi: picture-alliance/dpa

Prania e Ikeas në Hamburg ka gjallëruar gjithë lagjen e ka tërhequr klientë edhe për dyqanet e tjera. "Dyqani i ri sjell ditët e javës 10 mijë e në fundjava deri 15 mijë vizitorë në zonën e këmbësorëve. "Dhe natyrisht që kjo është diçka që u duket tërheqëse edhe tregtarëve të tjerë me pakicë", thotë një përfaqësuese e Ikeas.

Nevojë urgjente për të vepruar ekziston nga ana tjetër në zonat fshatare: qytetet e vogla dhe të mesme - në Gjermani këto janë qytete midis 5000 deri 100000 banorë- po humbasin me vrull klientë dhe dyqane. Por të humbura qytete si Schwerin, Tübingen ose Bayreuth nuk janë. Për këtë politika dhe tregtarët duhet të bashkëpunojnë më ngushtë - e të zhvillojnë një koncept për qendra qyteti të menaxhuara profesionalisht. Si për shembull të ngrenë një dyqan online, si plotësues për dyqanin në qytet.