1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biznesi gjerman kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Marcus Lütticke/Amarildo Topi24 Korrik 2014

Diskutimet në BE për zgjerimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë alarmojnë ekonominë gjermane. Ekonomistët i tremben një rënie drastike të eksporteve gjermane.

https://p.dw.com/p/1ChHB
Fotografi: picture-alliance/dpa

Të tregojnë vendosmërinë kundër Kremlinit dhe njëkohësisht të mbrojnë ekonominë nga humbjet e mundshme, kjo është sfida e vendeve të BE pas rrëzimit të avionit MH17. Ndërkohë që SHBA prej kohësh kërkon që BE të marrë masa drastike nga Kremilinit, shoqatat ekonomike paralajmërojnë për pasoja jo të mira në rast sanksionesh më të ashpër.

"Një në tre vende pune në Gjermani varet nga eksportet. Nëse do të ndërpriten marrdhëniet tregëtare me Rusinë, atëherë do të ketë 300 000 vetë të prekur", thotë në një bisedë me DW Volker Treier, përfaqësuesi për Rusinë në Dhomën e Indrustrisë dhe Tregëtisë së Gjermanisë (DIHK). "Ka shumë firma të cilat kanë investuar shumë në Rusi. Duhet të paguajnë tani ato për një konflikt poltik?"

29.04.2014 DW TV Made in Germany Volker Treier
Volker Treier, përfaqësuesi për Rusinë në Dhomën e Indrustrisë dhe Tregëtisë së Gjermanisë

Sanksionet po japin efekt

Edhe sanksionet që janë marrë deri tani, të cilat nga opinioni publik nuk u quajtën si të vërteta, kanë dhënë efekte të ndjeshme në ekonomi. "Në pesë muajt e parë të vitit ne kemi një rënie me 13% të eksporteve për në Rusi", thotë Treier.

Firmat ruse duke u nisur nga kjo situatë po shikojnë për të bërë partnerë në rajone të tjera të botës. "Nga informacionet e Dhomës së Tregëtisë, dimë që partnerët tanë të biznesit janë duke kërkuar partnerë në Kinë." Pavarësisht se firmat kineze nuk ofrojnë të njëjtin kualitet si firmat gjermane, sërish janë duke u zhvilluar kontakte tregëtare.

Qeveria gjermane nën presion

Të prekura mund të jenë edhe firmat e nivelit të mesëm në Gjermani. "Në një luftë ekonomike me Rusinë do të kishtë vetëm të humbur ", thotë Presidenti i Shoqatës Federale të Ndërmarrjeve të Mesme, Mario Ohoven. "Një embargo apo masa të këtij lloji ndaj Rusisë do të prekte mbi të gjitha firmat tona të nivelit të mesëm."

Symbolbild Russland Ukraine Gas Pipeline
Fotografi: Reuters

Pjesa më e madhe e rreth 6300 firmave gjermane që kanë kontakt me tregun rus, sipas Ohoven, janë firma të vogla dhe të nivelit të mesëm. 98% e rreth 350.000 eksportuesve gjermane janë forma të nivelit të mesëm dhe një në katër firma do të prekej nga sanksionet që mund t'i bëhen Rusisë.

Pra presioni i ekonomisë gjermane ndaj qeverisë për të mos zgjeruar sanksionet është i madh. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE të martën (22.07.2014) u vendos që Komisioni i BE deri të enjten duhet të propozojë emrat e personave apo firmave që do të ndërmerren sanksione.

Frikë për kundërpërgjigjen ruse

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier përpara takimit ka kërkuar masa më të ashpra‘ nga Bashkimi Europian. BE është përjekur gjithmonë për dialogun dhe një qetësim të situatës, deklaroi Steinmeier para një takimit në Bruksel. "Në të njëjtën kohë Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj, prandaj ne duhet dhe do të nxjerrim konkluzionet tona", kritikoi Steinmeier.

EU-Außenministertreffen in Brüssel 22.07.2014 Steinmeier
Steinmeier në takimin e së martës në BrukselFotografi: picture-alliance/dpa

Nëse BE do të marrë sanksione ndaj sektorëve të caktuar ekonomikë, ekonomia i frikësohet kundërpërgjigjes së Rusisë. "Më pas do të futemi në një spirale të rrezikshme sanksionesh", beson Treier. "Politikanët më pas duhet t'i shpjegojnë ekonomisë dhe popullit se si do të vazhdohet më tej në Gjermani." Gjermania është shumë e varur edhe nga importi i gazit rus dhe kjo çështje duhet adresuar gjithashtu më pas, përfundon eksperti i ekonomisë.