1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beteja mediatike ruso - perëndimore në Serbi

Nemanja Rujevic13 Mars 2015

Transmetuesi rus Russia Today ka nisur trasmetimet edhe në Serbi. E kësisoj ato zenë vendin në zbraztësirën e krijuar, pas tërheqjes së disa mediave perëundimore nga tregu serb. Mediat ruse e kanë derën e hapur në Serbi.

https://p.dw.com/p/1EqQT
Screenshot Sputnik Website
Fotografi: rs.sputniknews.com

Lufta në Ukrainë? Nuk ka kurfarë dëshmishë për pjesëmarrjen ruse. Sanksionet evropiane kundër Rusisë? Ato e dëmtojnë vetëm BE-në dhe janë pasojë e diktatit amerikan. Aneksimi i Krimesë? Një operacion i shkëlqyeshëm ushtarak, që do të futet në histori.

Këto dhe perspektiva të tjera të ngjashme zyrtare ruse prezantohen qysh nga janari edhe në publikun e Serbisë. "Sputnik" quhet portali i internetit dhe radios i Russia Todey që financohet nga Kremlini - në 30 gjuhë të ndryshme, ndër to edhe serbisht. Transmetuesi rus ka krijuar një redaksi me dhjetra gazetarë dhe një rrejt korrespondentësh në Beograd. Krahas paraqitjes moderne në internet në gjuhën serbe, tri herë në ditë jepen edhe lajme në një edicion 30 minutësh.

Por Sputnik nuk është zëri i vetëm rus në Serbi. Gazeta e afërt me qeverinë, Rossijskaja Gazeta kaherë nxjerrë në treg edhe një botim në gjuhën serbe.

Simpatitë serbe për Rusinë

Tregu i zbuluar prej Rusisë në Serbi duhet parë në kuadër të tensioneve të fundit mes Rusisë dhe Perëndimit, mendon Milosh Todoroviq, drejtor i zyrës së Evropës së Lirë në Beograd. "Moska është e interesuar të jetë prezente në ato vende ku ka mundësi, për të përmirësur imazhin e saj dhe për të shtuar influencën", mendon ai. Në Serbi shanset ruse janë të mira. Rusia trajtohet prej shumë serbëve si "nënë ortodokse" si dhe mbrojtëse e "Kosovës serbe". Me veton e saj në Këshillin e Sigurimit, Rusia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB, ndonëse ajo ësthë e njohur sot nga shumica e vendeve të botës. Sipas sondazheve të fundit, shumica e serbëve ka një qendrim pozitiv ndaj Rusisë. Ndërkohë që për BE-në ka simpati vetëm një e treta e të anketuarve, pavarësisht faktit që Serbia prej vitit 2012 ka statusin e vendit kandiat për anëtarësim në BE. Ndaj shumë vëzhuges janë të mendimit se mediat ruse do të gjejnë dyer të hapura në Serbi.

Ato po futen në një zbraztësirë që kanë lënë mediat perëndimore. Në vitin 2011 BBC e mbylli programin në gjuhën serbe. Ndërkohë që mediat e tjera si Zëri i Amerikës po investojnë shumë pak për ofertën në gjuhën serbe dhe pothuajse nuk janë aspak pezent. Shkaku i zvoglimit të ofertave mediatike perëndimore është "deklarimi pro-evropian" i autoriteteve në Serbi, pohon Milosh Teodoroviq. "Në politikën e jashtme, Beogradi është kooperativ, para së gjithash në raport me ish-provincën e saj jugore, Kosovën. Kjo është për BE vendimtare."

Nuk ka gazetari të pavarur?

Por në politikën e brendshme, pushtetmbajtësit në Beograd e kanë forcuar censurën, mendon ai. Së fundi, kryeministri Aleksandar Vuçiq ka akuzuar një qendër për gazetari investigative se me financim nga Brukseli po përpiqet të rrëzojë qeverinë serbe. Revistën javore Vreme, një ndër gazetat e pakta me qendrime kritike ndaj qeverisë, Vuçiqi e ka quajtur si "gazetë manjatësh". Në këtë atmosferë, mediat perëndimore janë shumë të rëndësishme, mendon Teodoroviq. "Nevoja për mediat si Radio Free Europe apo Deutsche Welle, të cilat janë plotësisht të pavarura ndaj politikanëve lokalë, është shtuar edhe më shumë."

Zeitungskiosk in Serbien
Fotografi: picture-alliance/dpa

Plotësisht të pavarura? Dragan Vuçiqeviq nuk mendon kështu. Pronari dhe kryeredaktori i gazetës bulevardeske, e afërt me qeverinë, "Informer" pohon me krenari se gazeta e tij ka karakter kombëtar dhe është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Ai përfaqëson mendimin e shumë serbëve kur paralajmëron se edhe në gazetari ka rregulla të hekurta: Kur e ha bukën e dikujt, atëherë edhe e këndoj këngën e tij. "Gazetari plotësisht të pavarur nuk ka" - pohon ai. Vuçiqeviq pranon se gazeta e tij varet prej reklamave të sipërmarrjeve.

"Faktet e shenjta"

Redaktorja përgjegjëse e Sputnik, Ljubinka Milinçiq e refuzoi fillimisht bisedën me DW me argumentimin, se "ajo nuk do të shërbejë si ilustrim për tesktet e gazetarëve të tjerë". Ajo thotë shkurt: "Hapja e një progami normal në Beograd po kuptohet nga disa, sikur të ishin futur në Ballkan tanket ruse.“

Pas një kërkese në zyrën e Sputnikut në Moskë, DW mori edhe disa përgjigje të tjera nga Ljubinka Milinçiq me E-Mail. "Mediat e financuara nga qeveritë perëndimore i shikojnë ngjarjet nga këndvështrimi i qeverive të tyre", shkruan ajo. "Ne po përpiqemi të respektojmë parimet e profesionit të gazetarisë. Mendimi është i lirë, ndërsa faktet janë të shenjta. Shembulli i Ukrainës tregon shumë qartë, se mediat perëndimore nuk i respektojnë fare këto parime."

Todoroviq nga Radio Free Europe nuk është dakord: "Raportimet po paraqiten si një lloj "lufte propagandash". Por mendoj se misioni ynë nuk mund të krahasohet fare me mediat ruse."

Të gjithë janë të mirëseardhur

Publiku serb është ai i cili në fund duhet t'i nxjerrë vet konkluzionet, mendon presidenti serb Tomislav Nikoliq. Në fillim të shkurtit ai i ka pritur në rezidencën e tij gazetarët e Sputnik dhe i ka përgëzuar për prezencën e mediave ruse në Serbi. Ai është i lumtur "që në Serbi janë prezentë miqtë perëndimorë dhe ata rusë". Sparkata serbe mes Lindjes dhe Perëndimit tani ka marrë edhe shijen mediatike. Sputnik transmeton në valët e partnerit publik në Beograd, Studio B, ashtu si edhe Radio Free Europe.