1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja jep 8,1 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës publike në Shqipëri

Ani Ruci / Tiranë 22 Gusht 2008

25 përqind nga 8,1 milionë eurot e projektit IPA 209 të BE-së do të shpenzohet për ndërtimin e rrugëve dhe të ujësjellsëve.

https://p.dw.com/p/F35o
Ndryshimi rrënjësor i infrastrukturës ka rëndësi jo vetëm në aspektin funksional por edhe sepse ajo është një lloj vitrine për nivelin e zhvillimit të vendit
Ndryshimi rrënjësor i infrastrukturës ka rëndësi jo vetëm në aspektin funksional por edhe sepse ajo është një lloj vitrine për nivelin e zhvillimit të venditFotografi: picture alliance/dpa
Një Shqipëri që aspiron të jetë pjesë e BE-së duhet të ndryshojë rrënjësisht infrastrukturën e institucioneve të saj publike. Jo vetëm për aspektin e tyre funksional por edhe sepse ato janë një lloj vitrine për nivelin e zhvillimit të vendit.

Dy vjet pas nënshkrimit të Marrveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) mes Shqipërisë dhe BE-së të ratifikuar tanimë nga shumica e Parlamenteve të vendeve të këtij Bashkimi, infrastruktura e institucioneve publike ka pësuar ndryshime në kahun pozitiv. Por ajo është ende larg standarteve të strukturave publike në vendet e BE.

Për t´i përafruar me këto standarte BE-ja i ka ofruar Shqipërise zbatimin e një projekti prej 8,1 milion eurosh, të njohur me emrin IPA 2009 një shumë kjo e konsiderueshme, që kreu i qeverise se Tiranës, kryeministri Berisha paralajmëron kabinetin e tij që të mos e fragmentarizojë.

"Nëse sot, tha kryeministri Berisha, në Shqipëri po ndërtohen qindra vepra publike: shkolla, rrugë, ujësjellës, kjo është rezultat i përqëndrimit të fondeve nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët, proces që këtë vit duhet të njohë përmasa edhe më të mëdha."

Një pjesë e fondit prej 8,1 milion eurosh do të përdoret për zgjerimin dhe konsolidimin e tregut, pasi raporti i qeverisë me të kërkon përafrimin me standartet e BE dhe respektimin e standarteve të Kopenghagës.

25 përqind nga 8,1 milionë eurot e projektit IPA 209 të BE-së do të shpenzohet për ndërtimin e rrugëve dhe të ujësjellsëve. Qeveria e Tiranës ka hartuar tanimë strategjinë kombëtare të furnizimit me ujë të popullsisë deri në vitin 2012, ku synohet përafrimi me standartet e BE.

Në projektin e BE të njohur me inicialet IPA 2009, qeveria e Tiranës do të ketë një bashkëfinancim prej 25 % nga nga buxheti i shtetit, që shënon një rrritje prej 10 përqind për herë të parë. Kjo pasi Shqipëria ka kapërcyer fazën e një vendi me të ardhura të ulta dhe ka hyrë në atë të një vendi me të ardhura të mesme.