1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060810 Interview Cercone EU Roma

10 Gusht 2010

Si shkas për të marrë informacione për këtë temë shërbyen tensionet e fundit në Francë me romët dhe planet e qeverisë franceze për të dëbuar një pjesë të romëve. Intervistë me zëdhënsin e Komisionit Evropian, Cercone.

https://p.dw.com/p/OgY1
Protestë me muzikë - romë nga gjithë Evropa demonstrojnë para Parlamentit Evropian.
Protestë me muzikë - romë nga gjithë Evropa demonstrojnë para Parlamentit Evropian.Fotografi: AP

Pyetjes se çfarë po ndërmerr Komisioni pas tensioneve në Francë, Cercone i përgjigjet:

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së Michele Cercone.
Zëdhënësi i Komisionit të BE-së Michele Cercone.Fotografi: European Union

"Në radhë të parë, angazhimi ynë është që të sigurojmë aplikimin e plotë të legjislacionit antidiskriminim të BE, për të cilin kanë rënë dakord shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian."

"Ekzistojnë instrumenta të BE, të cilat mund të përdoren për integrimin e romëve. Do t'ju jap disa shembuj: fondet strukturore, por edhe Fondi Social Evropian, i cili është përdorur gjerësisht. Gjithashtu, në njëfarë mase, edhe Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillimin Rural është përdorur nga disa shtete anëtare, për t'i integruar më tej romaët. Dhe që prej majit të vitit 2010 ka pasur disa ndryshime në rregullat për të përdorur para nga Fondi Evropian Rajonal i Zhvillimit, në mënyrë që të lehtësohet kërkesa për mjete të BE, për të ndihmuar grupe minoritare si romët. Kjo veçanërisht ka të bëjë me faktin e ndërtimit të shtëpive. Kështu, për ta përmbledhur pak, më duhet të them se tashmë ekziston një përpjekje e gjerë e organizuar nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që ta thjeshtojmë, sa të jetë e mundur më shumë integrimin e romëve."

Pyetjes nëse e drejta e lëvizjes së lirë brenda BE vlen edhe për romët, megjithë përpjekjeve të disa qeverive për ta kufizuar këtë të drejtë, Michele Cercone i përgjigjet:

"Liria e lëvizjes dhe banimit është shumë, shumë e gjerë dhe mbulon shumë aspekte. Ka kufij dhe kufizime që mund të aplikohen prej shteteve anëtare mbi bazën e rregullave shumë strikte. Në këtë kuadër, zhvendosja ose dëbimi është një masë që është konsideruar me të vërtetë si masë ekstreme. Konkretisht, kjo do të thotë që një qytetar evropian mund të dëbohet ose zhvendoset mbi bazën e politikave me publikun, sigurisë publike dhe shëndetit publik. Çdo rast duhet të vlerësohet nga shtetet anëtare në mënyrë të veçuar. Kjo në thelb do të thotë se nuk mund të bëhet dëbimi i një tipi qytetarësh evropianë..."

"Të gjithë qytetarët evropianë që janë dëbuar kanë të drejtën të apelojnë në gjykatat nacionale të shteteve anëtare të prekura, dhe ata mund të kërkojnë pezullimin e dëbimit derisa të ketë përfunduar procedura e apelit. Kështu, masat e përkujdesjes janë shumë, shumë strikte dhe qytetarët evropianë gëzojnë të drejtën e plotë të lëvizin dhe të qendrojnë në një shtet tjetër anëtar me përjashtime spefifike, që duhet të vlerësohen për çdo rast në mënyrë të veçuar."

Intervistoi: Alexander Andreev

Redaktoi: Eliana Xhani