1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE - Ashpërsim i kontrolleve kufitare

Bernd Riegert / Pandeli Pani11 Tetor 2014

Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së, regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve dhe bllokimit pasaportave pritet të ndalen terroristët që shkojnë për të luftuar krah IS-it.

https://p.dw.com/p/1DTQ9
Fotografi: picture alliance/dpa

Sulmi ndaj Muzeut Hebre në Bruksel në fund të majit, gjatë të cilit një xhihadist që ishte rikthyer në Belgjikë vrau katër vetë, i zgjoi ministrat e Brendshëm të BE-së. Ata formuan një të ashtuquajtur "Grupi i Belgjikës", një grup shtetesh të Evropës Qendrore, nga të cilat kanë origjinën shumica e 3.000 luftëtarëve evropianë të grupit terrorist "Shteti Islamik" (IS). Ky grup, në të cilin bën pjesë edhe Gjermania, i ka bindur tashmë të gjithë 28 anëtarët e BE-së për të vepruar shpejt dhe të vendosur kundër të ashtuquajturve luftëtar udhëtues. "Ne nuk duam që njerëz nga Gjermania, nga Evropa, të marrin pjesë në këto akte të tmerrshme dhune. Dhe ne nuk duam aq më tepër, që në qoftë se kthehen, të planifikojnë sulme në Gjermani apo Evropë," tha për DW-në ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në Luksemburg. Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve dhe bllokimit të dokumenteve të udhëtimit, pritet të ndalen terroristët që shkojnë për të luftuar, tha komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrëm.

easy Pass Automatische Passkontrolle
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kufijtë e BE-së duhet të kontrollohen më të fuqishëm

"Ne nuk kemi kohë për të humbur," paralajmëron i ngarkuari i BE-së për luftimin e terrorit, Giles de Kerchove. Por në kufijtë e vendeve të Shengenit nuk lejohen kontrolle sistematike dhe nëpunësit e kufirit i kontrollojnë vetëm sporadikisht të dhënat e pasagjerëve që fluturojnë me avionë në sistemin regjistrin elektronik SIS. Në shumicën e rasteve ata shikojnë vetëm fotografinë e pasaportave dhe nëse ato janë të vlefshme, sepse po të kontrollonin të regjistrin SIS për secilin pasagjer, para pikave të kontrollit do të shkaktoheshin radhë të gjata. Megjithatë pritet që kontrollet sondazh nëpër aeroporte të shtohen. Po ashtu kërkohet që punonjësit e kufirit të stërviten për të njohur të ashtuquajturit 'Foreign fighters' në mënyrë që ose të mos i lënë që të dalin nga vendet e Shengenit, ose t'i arrestojnë kur të kthehen këtu. Po ashtu shtetet Anëtare të BE-së duhet të ratifikojnë një rezolutë të OKB-së, sipas së cilës edhe vetë vajtja në një zonë të caktuar mund të konsiderohet si vepër penale.

Symbolbild Beamter Bundespolizei Flughafen Frankfurt Passkontrolle Dokument
Fotografi: picture-alliance/dpa

Bllokimi i dokumenteve të udhëtimit

Franca, Britania dhe Gjermania janë duke praktikuar apo duke planifikuar bllokimin apo tërheqjen e pasaportave personave të dyshuar që mund të shkojnë për të luftuar me terroristët. Por për të shkuar në Turqi, dhe prej atje në Siri për momentin mjafton edhe letër njoftimi. Për këtë shkak ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere propozon që të dyshuarve si terroritë t'u merret si pasaporta dhe letra e njoftimit dhe të pajisen vetëm me një dokument zëvendësues në të cilin të shkruhet qartë: "Vetëm për udhëtim brenda Gjermanisë". Ky koncept ndoshta mund të miratohet nga shumica e partive në Bundestag.

Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për mbledhjen e të dhënave të pasagjerëve që udhëtojnë me avionë, në mënyrë të ngjashme si vepron SHBA-ja. Po ashtu në bashkëpunim me koncernet e internetit pritet të bllokohen edhe mesazhet dhe videot simpatizuese me IS-in.