1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bavaria: Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi "vende të sigurta"

(vfb) kna/dpa6 Mars 2015

Bavaria synon klasifikimin edhe të vendeve të tjera të Ballkanit si "vende të sigurta origjine", për të mundësuar kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga këto vende.

https://p.dw.com/p/1EmpK
Zustimmung einer Assoziierungsabkommen zwischen der EU und Zentralamerika
Salla prelane e Këshilit Federal, BunderatFotografi: DW/E. Usi

Landi i qeverisur prej partisë kristiansociale të premten (06.03) paraqiti kërkesën përkatëse në Këshillin Federal (Bundesrat), për klasifikimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si vende të sigurta. Me një vendim të tillë autoritetet kanë mundësi që t'i refuzojnë aplikimet dhe t'i kthejnë azilkërkeusit nga këto vend përmes procedurave të përshpejtuara.

Kërkesa e bavarezëve argumentohet, se numri i azilkërkeusve nga këto tre vende të Ballkanit është rritur vrullshëm, por aplikimet për azil prej tyre megjithatë refuzohen si të paargumentuara. Nisma ligjore e Bavarisë iu dorëzua komisioneve përkatëse në dhomën e përfaqësimit të landeve.

Qeveria Federale vitin e kaluar i shpalli me ligj si vende të sigurta origjine Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën. Asokohe unioni konservator në nivel federate donte që të përfshinte në këtë listë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi, por kërkesa dështoi prej rezistencës së socialdemokratëve. Kjo nismë fitoi shtysë të re në valën e debatit të ndezur aktualisht në sfondin e dyndjes së madhe të azilkërkuesve nga Kosova që nga fillimi i vitit. Pasi federata u përpoq ta frenojë përmes formavetë ndryshme këtë dyndje, aktualisht numri i azilkërkuesve kosovarë ka nisur të bjerë.

Konferenca e Ipeshkvë: "Plan Marshall për Kosovën"

Ndërkohë ipeshkvët katolikë në Bavari janë shprehur kundër nismës për ta shpallur Kosovën si vend të sigurtë origjine. Gjendja ekonomike e njerëzve në këtë vend është katastrofale, e paqendrueshme, thuhet në deklaratën të Konferencës së Ipeshkëve në Freising të publikuar ditën e enjte (05.03) në kuadër të asamblesë së pranverës, që i zhvilloi punimet në Mynih.

Ipeshkvët i bënë thirrje BE-së, që të ndihmojë në ndërtimin e strukturave ekonomike dhe sociale të shtetit në Kosovë. Kryetari i Konferencës së Ipshkëve gjermanë, kardinali i Mynihut Reinhard Marx propozoi një lloj "plani Marshall" për Kosovën. Në këtë mënyrë mund t'u ndihmohet njerëzve, që ata të mund të qendrojnë në këtë vend.

Marx vuri në dukje, se ipeshkvët nuk e konsiderojnë me vend rregulloren, që refugjatët të kthehen në një shtet të deklaruar si "vend i sigurtë origjine". Ata bëjnë thirrje, që të ruhet rregullorja për shqyrtimin individualisht të çdo kërkese për azil.

Më tej Marx u shpreh, që të gjithë refugjatëve në Bavari t'u mundësohet një konsulencë për azilin, e cila në pjesën më të madhe do të jetë në përgjegjësinë e kishës. Ndonëse shteti i lirë i Bavarisë ndërkohë ka marrë përsipër pjesën më të madhe të kostove, ipeshvët duan që në bisedime me përgjegjësit nga politika të insistojnë për kushte më të mira.

Huber: të ndalet "abuzimi në masë me të drejtën e azilit"

Ministri i shtetit pranë kancelarisë së Bavarisë Marcel Huber theksoi një ditë më parë (05.03), se nuk duhet të vazhdojë të tolerohet "abuzimi në masë me të drejtën e azilit". "E drejta jonë e azilit nuk është konceptuar për të zgjidhur problemet ekonomike në vendet e origjinës." Eshtë edhe në interesin e Kosovës të prekur fort nga vala e migracionit, që shtresa e mesme produktive e shoqërisë të qendrojë në vend.

Huber iu referua rritjes së vrullshme të kërkesave për azil prej të ardhurvenga Kosova. Vetëm mes fundit të dhjetorit 2014 dhe mesit të shkurtit 2015 kanë ardhur në Gjermani për të paraqitur kërkesë pë razil 25.000. Kuota e njohjes është jashtëzakonisht e ulët. Sipas Huber, ata që aplikojnë me pa të drejtë për azil u cënojnë bazën atyre, që "vërtetë kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihma". Abuzimi me këtë të drejtë rrezikon edhe gatishmërinë në popull për t'u ndihmuar refugjatëve nga luftrat civile.