1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Athinë: Ministri i Financave Stournaras duhet të largohet

Jannis Papadimitriu/Angelina Verbica12 Qershor 2014

Pas humbjes së tij në zgjedhjet evropiane kryeministri grek Samaras ka ndërruar sërish kabinetin. Ndryshimi më i rëndësishëm, ministri i Financave duhet të largohet.

https://p.dw.com/p/1CHHD
Yannis StournarasFotografi: Louisa Gouliamaki/AFP/Getty Images

Për një kohë të gjatë në Athinë ka patur spekullime për zëvendësimin e ministrit të financave. Për shumë grekë me këtë lidhet shpresa për lehtësimin e regjimit të kursimit. Por donatorët e Greqisë janë të shqetësuar janë të preokupuar në lidhje me respektimin e masave të kursimit.

Aktualisht është e paqartë, nëse kryeministri Samaras do ta ndryshojë më të vërtetë kursin ekonomik. Gjithsesi ministri i Financave në largim Stournaras është një kandidat premtues për postin e lartë të Bankës Qendrore greke, që do të zihet në ditët e ardhshme. Nga pozicioni i ri i Stournaras mund të flasë një fjalë të fuqishme në vendimet e ardhshme financiare.

Pasardhësi i tij në ministrinë e Financave, Gikas Hardouvelis, profesor i ekonomisë në universitetin e Pireut, konsiderohet si një njohës i tregut, që gëzon simpatinë si të konservatorëve ashtu edhe të socialistëve. Ai ka shërbyer si këshilltar ekonomik i ish kryeministrit Kostas Simitis dhe analist kryesor i Eurobank, institucioni i tretë financiar grek. Ekonomisti me doktoraturë në SHBA argumenton me forcë për taksat e ulëta dhe dëshiron të vendosë akcente të reja në politikën fiskale, siç thotë Iordanis Hassapopoulos, analist politik në stacionin televiziv Mega Channel.

Emërimi i Hardouvelis ishte një vendim i përbashkët i kryeministrit konservator Samaras dhe zëvendëskryeministrit socialist Evangelos Venizelos. Për pasardhës të Stournaras të dy dëshironin një ekspert, që rrezaton kontinuitet dhe që është për një fillim të ri në politikën tatimore", thotë Hassapopoulos.

Antonis Samaras Griechenland
Antonis SamarasFotografi: Getty Images

Poker pushteti për një politikë të re ekonomike

Si asnjë ministër tjetër i financave para tij Stournaras ishte në gjendje të zbatojë kërkesat nga BE-së, Banka Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të çonte përpara konsolidimin e financave publike greke. Por politika e tij e rreptë e kursimeve i solli atij edhe armiq në radhët e partisë së tij. Në fundi të majit ai nuk duroi dot më dhe tha se nuk duhet të mbetet medoemos në detyrë dhe nuk do të lejojë që të bëhet kokë turku për humbjen në zgjedhjet evropiane. Vetëm thjesht thashethemet për shkarkimin e tij, sipas medias greke, krijuan shqetësim në mesin e partnerëve të BE-së.

Sipas analistit ekonomik Antonis Papagiannidis njeriu i ri në krye të ministrisë së Financave në Athinë është i gatshëm të vazhdojë politikën e reformave të Stournaras, por me një ndryshim të madh. Që tani Trojka duhet të përgatitet edhe për pyetje kritike nga Athina, paralajmëron ai në kanalin televiziv SKAI."

Fillim i ri për qeverinë Samaras?

Prej dy vjetësh në pushtet në Greqi është një koalicion i konservatorëve dhe socialistëve, i cili ka vetëm një shumicë të pakët në parlament dhe duhet të kryejë reformat e dhimbshme. Pasi opozita e majtë mundi të fitojë në zgjedhjet evropiane para konservatorëve me më pak se katër për qind, kryeministri Samaras po bën kështu një nga riorganizimet më të mëdha qeverisë që prej dekadash, duke ndërruar shumë ministra.

Griechenland Finanzminister Gikas Hardouvelis
Gikas HardouvelisFotografi: picture-alliance/dpa

Ndër të shkarkuarit është ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis, i cili ishte përplasur me grupet e fuqishme të lobimit so dhe kolegu i tij nga ministria e Ekonomisë i prirur për reforma, Kostis Hatziidakis. Në vend të tij në koalicionin e përbërë nga të majtët dhe të djathtët kthehet socialisti Andreas Loverdos, i cili ishte larguar nga partia e tij në shenjë proteste kundër politikave të kursimit. Surprizë është hyrja e publicistit konservator Argyris Dinopoulos, që merr përsipër ministrinë e Brendshme.

“Qeveria sinjalizon se e ka kuptuar mesazhin e votuesve dhe përgatitet për zgjedhje të mundshme të parakohshme", thotë Tsiodras. Shembull tipik i kësaj është zëvendësimi i ministrit të shëndetësisë. Ministri i ri Makis Voridis marrë përsipër detyrën për të qetësuar lobin e mjekëve'dhe të farmacistëve”, beson analisti politik nga Athina.