1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arsimi inkluziv: Gjermania ka akoma shumë për të bërë

Daniela Späth/Angjelina Verbica21 Mars 2014

Në Evropë Gjermania është ndër vendet e fundit, për integrimin e nxënësve me aftësi të kufizuara. Në një samit të UNESCO-s për arsimin inkluziv ekspertët e arsimi kërkuan angazhim më të madh nga politika dhe shkollat.

https://p.dw.com/p/1BTfi
Inkluzioni
InkluzioniFotografi: picture-alliance/dpa

Një aeroplan i animuar prej kartoni i shkon përreth një harte të botës dhe pastaj drejtohet në Suedi, Kanada dhe vende të tjera. Sapo avioni uletA, aty shfaqet një video, që tregon një shkollë të këtij vendi, ku bëhet shkollim i përbashkët i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe pa aftësi të kufizuara, i quajtur arsim inkluziv. Në Gjermani avioni nuk zbret. Filmi i shkurtër, që u shfaq në hapje të samitit të UNESCO-s për arsimin inkluziv në Bon, bën të qartë se ai ende nuk ka mbërritur në Gjermani. Në aktivitetin dyditor (19./20.3.) u konsultuan rreth 350 politikanë, autoritete shkollore, mësues dhe shkencëtarë, për mënyrën, se si mund të ndryshohet kjo gjë.
Që prej vitit 2009 në Gjermani vlen Konventa e OKB-së për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në bazë të saj asnjë fëmijë me të meta mendore apo fizike nuk lejohet të përjashtohet nga një shkollë normale. Por realiteti në Gjermani është ndryshe. Rreth një gjysmë milioni fëmijë dhe të rinj janë me aftësi të kufizuara, por vetëm një ndër katër prej tyre shkon në një shkollë të rregullt. Krahasuar me shumë vende të tjera të OECD-së, Gjermania ka mbetur pas në zhvillimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.


Shembujt vijnë nga vendet skandinave

“Aktualisht Gjermania së bashku me Belgjikën janë vendet e fundit në Evropë“, thotë Walter Hirche, president i Komisionit gjerman të UNESCO-s. Në BE jetojnë gjithsej rreth 15 milionë fëmijë me nevojë për mbështetje të vewantë pedagogjike. Në mesataren evropiane rreth dy për qind e të gjithë nxënësve ndjekin shkolla të veçanta.
Në Norvegji dhe Suedi mesatarja arrin në më pak se një përqind të nxënësve. "Sistemet shkolle në vendet skandinave para disa dekadave janë transformuar në mësim inkluziv“, thotë Ute Erdsiek-Rave, kryetare e rrethit të ekspertëve „arsimi inkluziv“. Por këto koncepte nuk mund ta zbatohen një për një në Gjermani. "Ne duhet ta gjejmë rrugën tonë ", kërkon Erdsiek-Rave.

Dallime të mëdha në landet gjermane


Außerdem entscheidet jedes Bundesland selbst, wie es seine Schulpolitik gestaltet. Während der gemeinsame Unterricht von behinderten und nicht-behinderten Kindern in Bremen und Schleswig-Holstein schon in über der Hälfte der Schulen stattfindet, werden in Niedersachsen nur 11 Prozent der Fërderschüler in einer Regelschule unterrichtet.

Ute Erdsiek-Rave
Ute Erdsiek-RaveFotografi: privat
Personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuaraFotografi: picture-alliance/dpa

Por kjo nuk është aq e lehtë, sepse në Gjermani, ndryshe nga shumë vende të tjera, ka një sistem arsimor, që i seleksionon fëmijët në shkolla të ndryshme në varësi të talentit dhe rezultateve. Përveç kësaj çdo land federal vendos vetë, se si e organizon politikën e tij arsimore. Ndërsa në Bremen dhe Schleswig-Holstein shkollimi i përbashkët i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe pa aftësi të kufizuara ndodh në më shumë se gjysmën e shkollave, në Saksoninë e Poshtme vetëm 11 për qind e nxënësve, që kanë nevojë për mbështejtje të vewantë, mësojnë në një shkollë normale.
Por në gjithë Gjermaninë ka ndërkohë shkolla, që paraprijnë me shembullin e tyre të mirë. Për shembull në shkollën Erich Kästner në Hamburg prej afro 20 vjetësh bëhet mësim i përbashkët, apo në shkollën Koblenzer Straß në Bremen ku fëmijë shumë të talentuar mësojnë me fëmijë me aftësi të kufizuara. Në janar shkolla u nderua me wmimin e „mësimit inkluziv shembullor“.

Megjithatë thotë Ute Erdsiek-Rave ka akoma shumë rezerva. "Shumë e fortë ka qenë dhe mbetet bindja, se fëmijët e dobët i pengojnë të fortët për të mësuar.“

Kushtet ligjore pët arsimin inkluziv të paplota

Edhe autorët e studimit "Arsimi inkluziv: Ligjet shkollore në testim" nga Instituti gjerman për të Drejtat e Njeriut, që u prezantua në samitin e UNESCO-s nuk japin vlerësime të mira. "Në shumë lande federale janë bërë ndryshime dhe përshtatje jo të vogla të ligjit për shkollat, por asnjë land nuk i plotëson të gjitha kriteret, që përcakton ligji për arsimin inkluziv“, ky ishte vlerësimi i ekspertëve.

"Federata, landet dhe komunat duhet të bashkëpunojnë ngushtë në të ardhmen“, kërkon Ute Erdsiek-Rave. Por pikërisht këtu qëndron problemi. Inkluzioni kushton shumë para. Duhen përgatitur mësues dhe pedagogë të edukimit special, ndërtesat e shkollave duhen përshtatur për fëmijët me aftësi të kufizuara. Derisa qytetet, të cilët mbajnë shpenzimet e shkollave zihen me qeveritë e landeve dhe qeverinë federale për shpenzimet. Komunat në Gjermani janë në borxhe dhe kanë frikë, t'i përballojnë të vetme shpenzimet e arsimit inkluziv.

Klaus Klemm
Klaus KlemmFotografi: privat

Arsimi i mirë kushton para

Ekonomisti i arsimit Klaus Klemm mendon se deri 550 milion euro nevojiten për punësimin e mësuesve të rinj. Ai ka bërë kohët e fundit një ekspertizë për qeverinë e landit të Renanisë Veriore- Vestfalisë. "Ne duhet të investojmë shumë para në trajnimin e mësuesve", thotë ai për DW. Dhe kush duhet të paguajë? "Ne llogarisim që numri i nxënësve në Gjermani do të bjerë", thotë Klemm. Në këtë mënyrë do të ketë në dispozicion më shumë personel mësimor, që mund të punojë për zbatimin e arsimit inkluziv.

Por pikërisht kjo "përfshirje e lirë" kundërshtohet nga shkollat dhe sindikatat në Gjermani. Që të mbështeten në mënyrë optimale si nxënësit me aftësi të kufizuara ashtu edhe ata pa aftësi të kufizuara, mësuesit kërkojnë klasa më të vogla dhe për secilën klasë një mësues të edukimit special. “Arsimimi i mirë kushton para, por është një investim në të ardhmen e vendit tonë", thotë Erdisek-Rave.