1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania historia ime: Shqipëria

Pandeli Pani6 Shkurt 2013

Shumica e emigrantëve shqiptarë largohen nga atdheu i tyre për t'u vendosur përgjithmonë jashtë vendit. Që nga viti 1990 nga Shqipëria është larguar një e katërta e popullsisë.

https://p.dw.com/p/163J2
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Pasi u arratis nga Shqipëria në fund të viteve 50-të Ismaili që kryente asokohe shërbimin në kufi shkoi fillimisht në Greqi. Pas disa muajsh në një kamp grek, shumica e njerëzve që kishin ikur si ai nga Shqipëria, shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - një destinacion i preferuar i emigracionit shqiptar që nga fillimi i shekullit XX. Kurse Ismaili vendosi të vinte në Gjermani, ku njohu dhe u martua disa vjet më vonë, me një gjermane.

30 vjet pas ardhjes së tij në Gjermani, në fillim të viteve 90-të, fëmijët e tij Drita dhe Hasani i përmbushën babait një dëshirë të madhe: ata u regjistruan në një kurs të gjuhës shqipe në Universitetin e Bonit.

Die Betonbunker sind Zeugen des Kommunismus in Tirana, Albanien Foto: Aida Cama, 2010 in Tirana
Bunkerizim i plotë i venditFotografi: DW/Cama

Që nga momenti i arratisjes Ismaili nuk pati për dekada të tëra asnjë kontakt me familjen dhe të afërmit e tij në Shqipëri, sepse si i arratisur ai konsiderohej armik i popullit. "Emigrimi jashtë vendit qe në Shqipërinë komuniste thuajse krejtësisht i pamundur. Kur dikush arrinte të arratisej, familja e tij përballej me pasoja të rënda", thotë prof. Daniel Goeler, ekspert për studimin e proceseve të migrimeve dhe transformimeve gjeografike pranë Universitetit të Bambergut.

Der albanische Diktator Enver Hodscha streckt kämpferisch die Faust in die Höhe beim 7. Kongress der P.T.A im Dezember 1976. Der am 16.10.1908 in Jirokaster geborene Politiker war seit 1943 Generalsekretär der von ihm begründeten Kommunistischen Partei Albaniens und ab 1954 Erster Sekretär des ZK der "Partei der Arbeit". Nach einem Jahrzehnt als Ministerpräsident (1944-1954), Außen- und Innenminister (1944 bis 1953) wurde er der unangefochtene Führer des inzwischen in einen kommunistischen Staat umgeformten Landes. Er starb am 11.04.1985 im Alter von 76 Jahren. +++(c) dpa - Report+++
Enver HoxhaFotografi: picture-alliance/dpa

Në Shqipërinë komuniste udhëtimet jashtë vendit qenë të kontrolluara dhe të rregulluara në mënyrë rigoroze: Dalja jashtë shtetit qe e mundur vetëm në raste të rralla dhe me leje të poçame, për shembull si diplomat, i dërguar me mision apo si student i përzgjedhur nga shteti.

Simbol i lëvizjeve migratore

Në vitet e para pas marrjes së pushtetit nga komunistët nga Shqipëria arritën të largoheshin disa mijëra kundërshtarë të regjimit, por që nga viti 1948, kufijtë u mbyllën. Nën diktaturën e Enver Hoxhës Shqipëria u izolua tërësisht si ndaj Perëndimit edhe ndaj ish-bllokut lindor.

Vetëm në korrik 1990 Shqipëria u rikthye sërish në tablonë ndërkombëtare të migracionit. Në vitet 1990 dhe 1991 në të gjithë botën u shfaqën pamjet spektakolare, kur një grup shqiptarësh prishi me një kamion murin e ambasadës gjermane në Tiranë dhe kërkoi azil. Qindra të tjerë shkuan me anije të ndryshkura dhe thuajse të paafta për lundrim në Itali, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Këto imazhe u bënë jo vetëm motiv për një reklamë të firmës së veshjeve Benetton, por dhe simbol i flukseve migratore në Evropën Perëndimore pas viteve 1990.

Nga viti 1990 deri në vitin 2004 nga Shqipëria janë larguar rreth një milion vetë gjë që përbën një të katërtën e popullsisë së përgjithshme dhe një të tretën e fuqisë punëtore. Në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës nga Shqipëria ka emigruar në raport me popullsinë e vendit, pjesa më e madhe e shtetasve.

Numër në rritje i studentëve shqiptarë në Gjermani

Sipas një studimi të kryer nga Zyra Shqiptare e Statistikave (INSTAT) Gjermania ishte në vitet 1990-1995, pas Italisë, destinacioni më i preferuar i emigrantëve shqiptarë. Zyra Federale Gjermane e Statistikave ka regjistruar në vitin 1990, 3298 emigrantë shqiptarë. Ndërmjet viteve 1992 dhe 2010 në Gjermani kanë ardhur mesatarisht rreth 10.000-12.000 emigrantët shqiptarë në vit. Në vitin 2011 ishin rreth 10.300. Aktualisht në Gjermani po vijnë gjithnjë e më shumë shqiptarë për të studiuar.

Sipas të dhënave të EUROSTAT-it me rreth një milion emigrantë në vendet e BE-së, Shqipëria zë vendin e tretë në klasifikimin e emigrantëve sipas vendit të origjinës. Për shkak të afërsisë gjeografike, shumica e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Greqi (rreth 500.000) dhe Itali (rreth 200.000).

Albanien Arbeitslosigkeit, Hektor and Linda Kalaja, Arbeitslose aus der Textilindustrie. Copyright: DW/Ani Ruci Tirana, 19.04.2012
Migrantë të brendshëm të shpërngulur në qendrat e mëdha urbaneFotografi: DW

Shumica e këtyre njerëzve kanë vendosur të largohen dhe të jetojnë jashtë vendit për arsye ekonomike, thotë prof. Dhimiter Doka nga Universiteti i Tiranës. Por në disa raste kanë luajtur rol edhe shkaqe politike. Kjo del në pah nga intervistat me emigrantë shqiptarë në Evropën Perëndimore, por edhe nga migrantët e brendshëm, që janë shpërngulur në qendrat e mëdha urbane.

Shqiptarët nuk marrin azil politik në Gjermani

Meqenëse për shqiptarët është shumë e vështirë për të marrë një leje pune dhe qëndrimi në Gjermani, rreth 70 për qind e emigrimit në Republikën Federale të Gjermanisë është bërë në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye fjalët "kërkoj azil" u shndërruan për disa vite në një "formulë magjike" për të siguruar të paktën një qëndrim të përkohshëm në Gjermani ose në një vend tjetër të BE-së. Por që nga viti 1991 shumë pak shqiptarëve u është njohur e drejta për azil politik në Gjermani. Prandaj çdo vit nga Republika Federale e Gjermanisë janë kthyer sërish në Shqipëri apo kanë shkruar në ndonjë vend tjetër çdo vit rreth 1.500 shqiptarë. Sipas statistikave të Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë të vitit 2007 shqiptarët bëjnë presë ndër grupet e personave që janë dëbuar më shpesh nga Gjermania.

Në radhët e atyre që kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani, shumëkush ka marrë sot nënshtetësinë gjermane. Ky është dhe një tipar kryesor i emigracionit shqiptar: Shumica e shqiptarëve largohen nga vendi për t'u vendosur përgjithmonë jashtë vendit - ashtu si dikur ish-kufitari Ismaili.

Shqiptarë të suksesshëm në Gjermani

MiraMezini

Prof. Dr. Mira Mezini, informaticiene

Turku

Rudens Turku, violinist

Hajredin Ibraimi

Hajredin Ibraimi, mësues dhe përkthyes

Astrit Rexhaj

Astrit Rexha, jurist dhe politikan

Gjermania - Historia ime

Blerim Hetemi, kryeinfermier