1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110209 200. Geburtstag Lincoln

Christina Bergmann12 Shkurt 2009

Lufta Civile nga viti 1861 deri në 1865 ripërkufizoi SHBA-në. Fillimisht një bashkim shtetesh federale, pas Luftës Civile u bë e qartë: Uniteti i bashkimit qëndron mbi gjithçka. Po cili është roli i Abraham Lincoln-it?

https://p.dw.com/p/GsZd
Abraham LincolnFotografi: AP

Lufta Civile nuk ishte vetëm një luftë për çlirimin nga skllavëria, por edhe një luftë për sovranitetin e qeverisë federale. Abraham Lincoln-i, presidenti i 16-të, ishte njeriu, që e drejtoi me sukses SHBA-në gjatë kësaj lufte.

Lufta Civile një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Shteteve të Bashkuara

8 shkurti i vitit 2009 është një ditë me diell në Anapolis, qyteza e vogël në Lindje të Uashingtonit. Rreth 200 njerëz janë mbledhur në sallën e konferencës në një hotel të qytetit. Ata duan të dëgjojnë dhe të përjetojnë në retrospektivë, atë çfarë ka ndodhur këtu gjatë Luftës Civile amerikane. Asokohe, më 2 shkurt 1865, ishte i ftohtë i lagësht dhe ambient i pakëndshëm, kur Abraham Lincoln-it i duhej të ecte në këmbë përmes qytetit, sepse hekurudha me një shinë nuk mundi të lirohej në kohën e duhur.

US Naval Academy Annapolis, Maryland 8.2.2009
Marshimi në Anapolis, më 8 shkurt 2008, në përkujtim të marshimit në këmbë të presidentit, Abraham LincolnFotografi: DW/Christina Bergmann

Presidenti Lincoln në mengjes kish vendosur, që të merrte pjesë në një Konferencë të Paqes në Virxhinia, thotë historiani i ushtarisë Prof. Craig Symonds. Meqënëse të dërguarit e presidentit të shteteve jugore, Jefferson Davis kishin marrë udhëzimin, që të insistonin për pavarësinë dhe të mos bënin lëshime sa u përket çështjeve të skllevërve, Lincoln-i, e dinte, që misioni i tij ishte më kot. „Ai donte në fakt nuk donte të takohej me ta. Nga ana tjetër ai dinte, se nuk mund të dilte në publik dhe të thoshte, se refuzon të negociojë për fundin e luftës, ndonëse fëmijët tuaj po vdesin.“

Abraham Lincoln ermordet im Fords Theater Kalenderblatt
Në gravurë një interpretim artistik i skenës pas vrasjes së Abraham Lincoln-it në muzeun "Ford's Theater", në Uashington. Vrasësi John Wilkes Booth, kërcen në skenë pas goditjes fatale.Fotografi: AP

Përpjekjet e Lincoln-it si president

Kur në vitin 1860 Lincoln-i u zgjodh president, nuk mund të parashikohej, që presidenca e tij do të dominohej prej luftës. Por ai nuk kishte asnjë mundësi për ta penguar këtë. „Unë besoj, se çështja e skllavërisë në Amerikë ishte një nyje e pazgjidhshme gordiane, që shpejt ose vonë duhej zgjidhur përmes një krize. Unë besoj, se kjo luftë ishte e domosdoshme.“

Historianët janë të një mendimi, që Abraham Lincoln-i ishte njeriu i duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Asnjë nga presidentët para ose pas Lincoln-it, kështu mendon edhe Symonds, nuk do ta kish menaxhuar më mirë situatën. Lincoln-i kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante, kish marrë një patentë avokatie dhe ishte zgjedhur si politikan në kongres e së fundi u zgjodh president. Pas kësaj ai shkonte në bibliotekën e kongresit dhe studionte libra për drejtimin e luftës. Këtë e bënte, sepse fillimisht ai nuk mund të mbështetej tek gjeneralët e tij. Si Winfield Scott ashtu edhe George McClellan nuk arrinin sukseset e dëshiruara. Presidenti duhej të ndërhynte vet në drejtimin e luftës, madje shumë më tepër nga ç´mendonte ai fillimisht. Vetëm pasi Lincoln-i ia kaloi komandën gjeneralit Ulysses S. Grant, ndodhi kthesa.

Kontributi i Lincoln-it në Luftën Civile

Pa Abraham Lincoln-in pra Lufta Civile me siguri do të kish marrë rrjedhë tjetër. Tek e fundit Jugu kishte jo vetëm gjeneralët më të mirë, por edhe avantazhin, që luftonte në territorin e vet, thotë historiania Doris Kearns Goodwin, e cila është marrë me studimin e Lincoln-it dhe të politikës së tij: „E rëndësishme ishte, që qysh në fillim ai e kuptoi, se duhej të planifikonte saktë rrjedhën kohore të masave të ndryshme që ndërmori, për të mbajtur lart moralin e luftës në Veri. Në betejën e parë të Bull Run, që ai e fitoi në Jug, Lincoln-i e kuptoi, se i nisi shumë shpejt trupat e tij. Në betejën pasuese ai ngurroi, derisa fitoi kohë të mjaftueshme, për të përgatitur trupat.“

Edhe Deklaratën e Emancipimit, sipas historianes Goodwin, Lincoln-i e publikoi më vonë, nga sa e preferonin kundërshtarët e skllavërisë. Por ai nuk deshi të riskonte dhe të humbiste shtetet, që ndonëse ishin në krahun e Veriut, e lejonin edhe vetë skllavërinë. Kalkulimi i Lincoln-it rezultoi i sukseshëm: me kalimin e kohës Jugu nuk do ta përballonte Luftën Civile. Më 9 prill 1865 kapitulloi gjenerali Robert E Lee, komandanti suprem i trupave të shteteve jugore. Lufta mbaroi, pavarësisht nga fakti, që trupat e fundit u dorëzuan disa javë më vonë. Me 620.000 të vdekur prej luftës kjo ishte e para luftë masive e kohës moderne. Abraham Lincoln-i ia doli të ruajë unitetin e kombit.