1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A u kujtua si duhet Lufta e Parë Botërore në Europë?

Sarah Hofmann20 Dhjetor 2014

100 vjet pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Europa donte të kujtonte e bashkuar ‘katastrofën e shekulllit të 20-të’. A u arrit ky qëllim? Një konferencë në Ministrinë e Jashtme gjermane bën bilancin.

https://p.dw.com/p/1E7pE
Fotografi: picture alliance/Mary Evans Picture Library

Në fillim të vitit 2014 nuk ishte ende e qartë. Sigurisht të gjithë muzetë më të rëndësishëm të Europës do të hapnin ekspozita të veçanta në kujtim të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që u publikuan edhe libra të shumta që nxitën diksutime të nxehta. Për këtë ka kontribuar edhe libri Christopher Clark "Soanmbujt". Ndërsa historianët përpiqen të japin për publikun perspektiva të reja për ‘katastrofën e shekullit të 20-të', politikanët kanë mbetur disi mbrapa. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë kur dhe ku do të mbahej një përkujtimore zyrtare e përbashkët për gjithë europianët.

Në janar të këtij 2014 Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në një fjalim të tij deklaroi se "një luftë në Europë as që mund të mendohet." Ndërsa në fjalimin e tij në mbrëmjen e 17 dhjetorit 2014 gjatë Konferencës Europiane të Kulturës së Përkujtimit, deklaroi se askush nuk e priste që në vitin 2014 historia do të përsëritej, duke patur parasysh luftën në Ukrainë.

Flash-Galerie ARD Serie Der Krieg
Fotografi: NDR/CC&C

Më shumë se 100 studiues ndërkombëtarë, pedagogë, artistë dhe publicistë diskutuan për dy ditë me radhë se si u kujtua këtë vit Lufta e Parë Botërore dhe se si do të kujtohet ajo.

Crowdsourcing europian– një histori suksesi

Mes tyre ishte edhe intelektualja e njohur Aleida Assmann, e cila studion prej vitesh konceptet e përkujtimit. Ajo vlerësoi me notë pozitive përkujtimet e këtij viti. Përkujtimi i Luftës së Parë Botërore ka qenë gjithmonë prezent në Britaninë e Madhe, Francë dhe Belgjikë, ndërsa në Gjermani dhe Rusi, ku Lufta e Dytë Botërore ka lënë më shumë shenja, vëmendja ka qenë më e vogël. Gjithësesi në gjithë Europën përkujitmi i Luftës së Parë Botërore ka ngjallur interes për shumë njerëz.

Këtë gjë e tregoi edhe një projekt dixhital, që u prezantua gjatë konferencës. Në kuadër të projektit crowdsourcing, në 20 vende u mblodhën foto familjare, dokumente dhe objekte të viteve 1914-1918. Në bibliotekën online gjenden më shumë se 30 milion objekte, mes të cilave përmbajtje nga 2000 institucione europiane. Vitin e ardhshëm një aksion i tillë do të ndërmerret edhe në Letoni e Turqi.

Flash-Galerie ARD Serie Der Krieg
Fotografi: NDR/CC&C

Në fillim kujtimet për këtë vit u kufizuan brenda kufijve të shteteve të caktuara. Përjashtim bëri vetëm "International Memorial" në Veri të Francës, qe u ngrit për nder të të vderkurve në rajon mes viteve 1914-1918. Atje mund të lexohen 580 000 emra francezësh, britanikësh dhe gjermanësh. Në Bruksel në vitin fillim të vitit 2016 do të hapet për herë të parë Shtëpia e Historisë Europiane dhe do të shfaqë një histori të përbashkët të historisë europiane.