1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ndërtohet aeroporti në Sarandë?

Kompania gjermane Hochtief, që zotëron 78,7 % të aksioneve në Tirana Internatioanal Airport, është gati të fillojë negociatat me qeverinë e Tiranës për të lejuar ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar në Sarandë.

Aeroporti në Tiranë

Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jonit dhe shndërrimi i tij në një qendër turistike europiane përbën një nga projektet prioritare të qeverisë së Tiranës. Ndërtimi i një aeropporti ndërkombëtar në Sarandë, qendrën e këtij bregdeti, është hapi vendimtar për realizimin e këtij projekti. Afërsia mes Sarandës dhe ishullit grek të Korfuzit është një argument tjetër pro ndërtimit të këtij aeroporti.

Brenda 15 minutash turistët që frekuentojnë ishullin grek do të kishin mundësi të vinin në pikat turiustike të bregdetit shqiptar të Jonit. Kjo perspektivë zgjoi interesin e një kompanie gjermane Dorsch Groupe Holding, për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar në Sarandë. Por ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri e gëzon konsorciumi TIA, e cila ka marrë me koncesion për 20 vjet aeropportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit.

Andrea Gebekenn Drejtore Ekzekutive e TIA, përfaqësuese e kompanisë gjermane Hochtieff, që e ka paketën kontrolluese të aksioneve shpjegon për Detsche Wellen se "ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare ishte një pjesë shumë e rëndësishme për marrëveshje. Kjo ishte që në fillim pjesë e detyrimeve dhe arësyeja pse konsorciumi vendosi të investojë në Shqipëri. Gjithsesi Hochtieff dhe kompanitë e tjera të

Hochtief

konsorciumit e dinë që Shqipëria ka nevojë edhe për aeroporte të tjera ndërkombëtare dhe ne kemi ofruar dëshirën tonë ta diskutojmë këtë cështje me qeverinë."

Aeroporti - histori suksesi

Burime zyrtare nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit thanë sot për DW se negociatat me konsorciumin TIA lidhur me nje rishikimin e ekskluzivitetit te flututrimeve ndërkombëtatre janë shtyrë për në muajt e parë të vitit 2010.

Investimi nga konsorciumi TIA ne aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit si edhe menaxhimi i tij vlerësohet nga qeveria e Tiranës si një histori suksesi. A paraqet interes për Hochtieff dhe kompanitë e tjera aksionere ndërtimi dhe menaxhimi edhe i aeroportit të Sarandës?

"Tirana International Airport ka analizuar me shume kujdes situatën dhe tregun në Shqipëri. Tani për tani për konsorciumin është e rëndësishme të zhvillojë aeroportin e Tiranës dhe nuk është i interesuar t’i futet riskut dhe të investojë në Sarandë, ku mund të ndërtohet një aeroport tjetër", përgjigjet Andrea Gebekken.

Trefishohet fluksi i pasagjerëve

Zhvillimi i aeroportit të Tiranës do të thotë ndërtimi i një terminalit të tretë dhe kthimi i tij në një portë të madhe në Europën Juglindore. Brenda tri vjetësh që ky aeroport menaxhohet nga konsorciumi ndërkombëtar fluksi i pasagjerëve është trefishuar duke arritur këtë vit në 1, 4 milion. Marrveshja koncesionare mes Shqipërisë dhe kompanisë gjermane Hochtieff dhe kompanive të tjera private të konsorciumit TIA, u ratifikua si një ligj në Parlament në vitin 2004. A mund të ketë ndonjë risk për këtë marrëveshje gjatë negociatave të pritshme?

"Risku që kjo marrëveshje të prishet është shumë i vogël. Tani që qeveria dëshiron të hapë negociatat lidhur me ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, deklarojmë se jemi gati për të arritur një marrveshje mes palëve", thotë Andrea Gebekken.

Marrëveshja koncesionare parashikon në përputhje me standardet ndërkombëtare sesi mund të amendohet një nen, siç është rast i ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani