1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

33 pyetje për të marrë nënshtetësinë gjermane

Daphne Antachopoulos 11 Qershor 2008

Të bëhesh gjerman të kushton 255 euro. Kaq është shuma që duhet paguar për të marrë qytetarinë gjermane. Por rruga deri aty është e gjatë.

https://p.dw.com/p/EHqz
Fotografi: Fotomontage/AP/DW

Ai që do të marrë nënshtetësinë duhet të ketë qëndruar tetë vjet në Gjermani, nuk duhet të jetë dënuar asnjëherë, dhe duhet të jetojë me paratë e veta dhe sigurisht duhet që të pranojë kushtetutën gjermane. Dhe sigurisht që të flasë mjaftueshëm gjuhën gjermane. Këtë e kërkon ligji për marrjen e nënshtetësisë. Nëse këto kushte janë plotësuar nga një kandidat i caktuar e vendos autoriteti përkatës në landet gjermane. Pas shtatorit të vitit 2008, kandidatët për marrjen e nënshtetësisë gjermane duhet të japin edhe një provim. Në vendet e tjera me përvoja klasike emigrantësh kjo është një metodë e njohur. Kurse në Gjermani marrja e vendimit për testin ka shkaktuar reaksione.

Nga 33 pyetjet e testit, kandidati duhet t`i përgjigjet saktë të paktën gjysmave, pra 17 pyetjeve. Pyetjet kanë të bëjnë me politikën, historinë dhe shoqërinë gjermane. Për shembull sa lande ka Gjermania, cilat janë detyrat e opozitës në parlament ose kur është themeluar Gjermania? Pyetje të tilla bëjnë pjesë në katalog. Kenan Kolat, kryetari i komunitetit turk të Gjermanisë kritikon se: "Çfarë kërkohet të arrihet me këtë test, që kandidadtët të përgatiten për të duke mësuar pyetjet përmendësh dhe një ditë pas provimit të harrohen të gjitha? Me këtë ligj nuk arrihet asgjë."

Edhe opozita e kritikon projektin e katalogut të pyetjebe. Liberalët e FDP-së dhe Të gjelbërit thonë po ashtu se ekziston mundësia e mësimit përmendësh të pyetjeve, por kritikat e tyre shkojnë dhe më tej, sepse për ta disa nga pyetjet janë të komplikuara. Cila qe arsyeja pse kancelari gjerman Vili Brand u gjunjëzua në vitin 1970 para getos hebreje në Varshavë? Përgjigjet alternativë nga e cila duhet ndarë përgjigja e saktë janë, sepse dontë t`i nënshrtohej aleatëve, dontë të kërkonte falje nga henrebjtë polakë dhe Polonia, dontë të tregonte nënshtrim para Paktit të Varshavës, apo të thoshte një lutje para varrit të ushtarit të panjohur? Nënkryetari i fraksionit të Të Gjelbërve, Hans Christian Ströbele thotë për këtë: "Unë besoj se shumë qytetarë gjermane nuk janë shumë të sigurt për t`ju përgjigjur pa problem kësaj pyetjeje..."

Katalogu i pyetjeve është përgatitur nga Instituti për zhvillimin kualitativ të sistemit të arsimit (IQB) në Universitetin Humboldt të Berlinit. Nga 1000 pyetje, të cilat ju drejtuan 5000 personave, ekspertët zgjodhën 310. Për testin konkret të marrjes së nënshtetësisë zgjidhen kombinime 33 pyetjesh.

Pyetjet nuk kan ëtë bëjnë me ndërgjegjen, por me dijet. Një sondazh i zhvilluar në Landin e Hesenit shkaktoi në vitin 2006 reaksione të mëdha sepse përvec pyetjeve për dijet përmbante edhe pyetje të ndjeshme, si për shembull pyetjet për myslimanizmin. Por ky katalog pyetjesh nuk u përdor asnjëherë.

126.000 njerëz kanë marrë vitin e kaluar nënshtetësinë në Gjermani, një e treta më pak se në vitin 2000.