1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

2013 në shenjën e popit dhe rockut

Gavin Blackburn / Amarildo Topi31 Dhjetor 2013

Muzika Gjermane nuk ka bërë ndonjëherë surpriza të mëdha, dhe po ashtu ishte edhe viti 2013. Më poshtë janë disa nga ngjaret më të rëndësishem të vitit në botën e popit dhe rrokut.

https://p.dw.com/p/1Ahe7
Fotografi: Foto: Bochum Total

Televizioni publik gjerman NDR publikoi në dhjetor emrat e shtatë artistëve, të cilët do të performojnë në "Our Star for Denmark" (Një yll për në Danimarkë). Nga ky spektakël do të dalë përfaqësuesi i Gjermanisë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision, që do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës. Përveç kësaj do të zhvillohet edhe një konkurs tjetër me të rinj të talentuar, ku fituesi do të konkurrojë më pas me 7 emrat e njohur.
Një nga emrat e mëdhenj do të jetë Oceana, e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj "Endless Summer", që ishte edhe kolona zanore e Kampionatit Europian të Futbollit 2012. Pjesë e garës do të jetë edhe grupi The Baseballs, të cilët janë të njohur për ripërpunimin e këngëve të Rihanna-s dhe Katy Perry-it.
Por ndoshta surpriza më e madhe në listë është grupi i këngëve kishtare Unhelig, një nga gurpet më të njohura në Gjermani. Është e vështirë të imagjinohet se si melodia melankonike e muzikës së grupit, do të tingëllojë në skenën ku këndohet më shumë Europop.
Një vit i mirë për hip-hopin
Talentet e rapit si Sido dhe Prinz Pi kanë arritur majat e klasifikimeve me shitjet e albumeve të tyre. Kënga e Sidos "30-11-1980" ishte kënga e dytë në vendin e parë të klasifikimeve pas "Ich und meine Maske" (Unë dhe maska ime) të vitit 2008. Prinz Pi shijoi për herë të parë majën e klasifikimit me këngën "Kompass ohne Norden" (Busull pa Veri). Muzika hip hop pati një ringjallje për vitin 2013, pasi 11 artistë të këtij zhanri, arritën majën e klasifikimeve në nivel ndërkombëtar.
Grupi i rrokut gjerman u ftua nga MTV për të regjisturar një sesion për seritë e famshme Unplugged. "MTV Unplugged - Live in Athens" pasi u hodh në treg në muajin nëntor arriti vendin e pestë në klasifikimin e albumeve. Disa nga hitet e tyre të famshme dhe këngët e reja u performuan para një audience të flaktë prej 3,500 vetësh. Duke folur se pse grupi zgjodhi Athinën për të regjistruar këngët, kitaristi Matthias Jabs tha: "Ne kemi fansa në gjithë botën, por më flaktët i kemi në Greqi."
Punk me ndërgjegjje
2013 ishte një vit i fortë për grupin gjerman "Die Toten Hosen". Në fillim të vitit ata triumfuan me katër trofe në çmimet e muzikës ECHO. Më pas ata bënë turin e tyre në gjithë Gjermaninë "Krach der Republik" (Zhurma e Republikës). Edhe disku i albumit i regjistruar live ishte gjithashtu një nga tre albumet më të shitura.
"Die Toten Hosen" e përdorën turin e tyre edhe për qëllime sociale. Duke punuar sëbashku me grupin e të drejtave të njeriut Pro Asyl, grupi mblodhi rreth 30 mijë firma për zbutjen e politikën ndaj azilkërkuesve në Gjermani. Ata ia dorëzuan dokumentin qeverisë në Berlin në fillim të muajit dhjetor.
Muzika gjermane në botë
Muzikantët gjermanë në nivel ndërkomëbtar nuk patën një impakt të rëndësishëm në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të vitit në rang botëror. DJ suedez Avicii ishte artisti që qendori më shumë në majën e klasifikimeve, për plot 10 javë, me hitin e tij "Wake Me Up". Ai u ndoq nga afër për shumë kohë nga will.i.am dhe Britney Spears me hitin e tyre "Scream & Shout", kënga e të cilëve qëndroi në vend të parë për 9 javë. Artisti i vetëm gjerman, i cili arriti vendin e parë në klasifikimin botëror ishte Cro, me këngën e tij “Whatever”.
Talenti gjerman u pozicionua më mirë sa i përket shitjeve të albumit. Përkrah artistëve të njohur ndërkombëtarë si David Bowie, Depeche Mode dhe Justin Timberlake, edhe talentet gjermane si Frei.Wild, Tim Bendzko, Xavier Naidoo dhe Mrs. Greenbird shijuan nga njëherë vendin e parë në klasifikmin botëror.

17.05.2013 DW popXport Prinz Pi
Rreperi Prinz PiFotografi: ©Keine Liebe Records
Scorpions
Fotografi: picture alliance/dpa
22.06.2012 DW-TV popXport oceana
Oceana